E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një lider i Al Takfer val Hirja-s

Raportet thonë se forcat e sigurisë në Egjipt kanë arrestuar anëtarin udhëheqës të një grupi të armatosur islam, i cili dyshohet të qëndrojë prapa sulmeve të një gazsjellsi për Izrealin dhe Jordaninë.

Një zyrtar anonim i forcës së sigurisë tha se Mohamad al Tehi- kreu grupit radikal islamist Al Takfer val Hirja, është arrestuar në qytetin verior Sinai.

Të enjten, gazsjellësi u godit nga dy shpërthime.

Gazsjellësi, që transporton gazin përmes Sinait për në Jordani dhe Izrael, është sulmuar gjashtë herë që kur ish-presidenti, Hosni Mubarak, u rrëzua nga pushteti në muajin shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›