E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, trupat e Asadit largohen nga qyteti i Hamas

Trupat e presidentit Bashar al Asad janë tërhequr nganga qyteti qendror sirian i Hamës.
 

Banorët kanë deklaruar se tanket dhe automjetet e blinduara kanë lëvizur në veri të vendit, pasi i ishin afruar qytetit me 650 mijë banorë.
 

Tërheqja vjen disa ditë pasi që në këtë qytet u mbajt protesta më e madhe kundër presidentit Bashar al Asad.
 

Ndërkohë, në rrethinën e Damaskut, ku gjithashtu ka pasur protesta në rritje kundër regjimit të Asadit, dhe policia ka qëlluar për vdekje dy protestues.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›