E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje të dhunshme në Egjipt, dhjetra të plagosur

Përleshje të dhunshme janë regjistruar gjatë roëve të fundit në sheshin Tahrir në Kajro, me një bilanc prej dhjetëra të plagosurish ndërmjet tregëtarëve ambulantë dhe manifestuesve të cilët sërish kanë vendosur tenda në shesh dhe vijojnë protestat. Sipas manifestuesve, "tregëtarët ambulantë", i kanë sulmuar me thika, shkopinj dhe gurë, dhe u kanë venë zjarrin tendave. Demostruesit më pas kanë reaguar, dhe përleshjet kanë zgjatur disa orë. Mediat bëjnë me dije, se sipas disa dëshmitarëve, disa shitës ambulantë, kishin pranuar se ishin paguar për të shkaktuar rrëmujë apo parregullsi. Sheshi tahrir në kryeqendrën e egjiptit, vijon të mbetet arenë e përleshjeve. Ditë më parë, qeveria e Egjiptit raportoi se nga përleshjet e zhvilluara në Kajro janë plagosur rreth 600 persona.
Forcat e sigurisë janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës dhe shkopinj, në përpjekjet e tyre për ndaljen e qindra protestuesve të rinjë, që kërkonin që proceset gjyqësore të ish zyrtarëve të jenë më të shpejta.
Sheshit Tahrir, ka qenë prej muajsh qendër e manifestimit të pakënaqësive nga të cilat u përmbys presidenti Hosni Mubarak, në muajin shkurt. Të tejra protesta janë zhvilluar edhe ndërmjet kundërshtarëve dhe përkrahësve të Husni Mubarakut, ish-presidentit të rrëzuar të Egjiptit. Qytetarët vendas, besnikë të ish-diktatorit egjiptian u mblodhën në një shesh të Kajros dhe duke mbajtur në dorë fotografitë e Husni Mubarakut kërkuan lirimin e menjëhershëm dhe organizimin e një ceremoni për konsiderimin e shërbimeve që i ka bërë Egjiptit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›