Kastro: Çavez do ta fitojë betejën ndaj kancerit
Ish lideri i Kubës, Fidel Kastro ka deklaruar se aleati i tij i majtë, presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez do ts fitojë betejën ndaj kancerit, nga i cili po trajtohet në një spital në Kubë.
Kastro, tha se 56-vjeçari ka pasur rezultate mjaft të mira nga terapia që po i bëhet, pasi mjekët kubanezë i hoqën një tumor kanceroz.
Kastro bëri këto komente në një faqe qeveritare interneti.