E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, ushtria e Assad sulmon nga ajri qytetin Aleppon – rebelët i kundërpërgjigjen

28-07-2012 / Gazeta 55

Pas asaj në Houla, perëndimi ka shprehur frikën për një masakër të mundshme edhe në Aleppo, një ndër qytetet më të populluara të Sirisë, por të dhënat nga terreni raportojnë se rebelët i kanë rezistuar sulmit të besnikëve të regjimit, duke i shkaktuar edhe dëme të rënda


Forcat e ushtrisë siriane kanë nisur një sulm nga toka dhe nga ajri në qytetin e Aleppos. Lajmi është konfirmuar nga aktivistët. Rebelët që kanë formuar ushtrinë e lirë siriane kanë thënë se i janë përgjigjur sulmit duke shkatërruar disa tanke por nuk është ende një informacion i konfirmuar zyrtarisht. Shtetet perëndimore kanë paralajmëruar për një masakër të mundshme në Aleppo që është një nga qytetet më të populluara në Siri. Në orët e para të mëngjesit aktivistët thanë se jkanë parë tanke të ushtrisë së assad që lëviznin në jugperëndim të qytetit.


Sipas komitetit të koordinimit lokal ofensiva që të gjithë i frikësoheshin ka nisur. Ndërkohë janë raportuar disa të plagosur ndërsa qendrave mjekësore dhe urgjencave iu është kërkuar të qëndrojnë në gatishmëri. Televizioni shtetëror sirian ka transmetuar lajmi se rebelët të cilët dështuan në damask tashmë duan të marrin nën kontroll Alepon.


Rebelët dhe ushtarët e Assad pretendojnë se e kanë qytetin në dorë, por në fakt armatimi i rëndë i ushtrisë, bën që kjo e fundit të ketë më shumë mundësi për të marrë kontrollin.


Në qershor të këtij viti qeveria siriane raportoi se 6.947 sirianë kanë humbur jetën ndër të cilët 3.211 dhe 2.566 nga personeli i forcave të sigurisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›