E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahtisari: Serbia ta harrojë integrimin në BE, pa njohur Pavarësinë e Kosovës

28-07-2012 / Gazeta 55

“Serbisë nuk i duhet lejuar të hyjë në BE derisa nuk e njeh Kosovën dhe as duhet që t’i ofrohet asnjë”, tha ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, fituesi i çmimit Nobel për paqe, i cili ka qenë edhe i dërguar i OKB-së për çështjen e statusit të Kosovës.
“Serbinë nuk do ta lejoja të hyjë në BE derisa nuk e njeh Kosovën. Serbia prej kohësh e ka humbur të drejtën për Kosovën. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve”, tha Ahtisaari nga selia e institutit për paqe “Crisis Management Initiative”. “Besoj se së shpejti edhe shteti i 100-të do ta njohë Kosovën”, theksoi ai. Momentalisht 91 shtete e kanë njohur Kosovën, por në mesin e tyre nuk janë edhe pesë vende të BE-së, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro.
“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë inkurajuar Serbinë në përpjekjet e saj, por jam i bindur se kjo do të ndryshojë së shpejti”, tha ish presidenti i Finlandës.
Presidenti i ri serb, Tomisllav Nikolic para pak kohësh deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën, madje as me kusht të (mos) hyrjes në BE. “Nëse duan në Rusi, le të shkojnë atje. Asnëj lloj lëshimi nuk është më i pranueshëm”, thekson Ahtisaari. Deklarata e tij nuk është pjesë zyrtare e politikës finlandeze, por diplomatët theksojnë se Ahtisaari ka ndikim të madh në politikën ndërkombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›