E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi Kadare- Hoxha, Majko: Në marrëdhëniet historike fituan të dy

Tiranë- Gjyqi mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe bashkëshortes së ish- diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, është komentuar edhe nga deputeti socialist Pandeli Majko.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook Majko ka thënë se procesi gjyqësor mes tyre ishte diçka e pazakontë duke patur parasysh të shkuarën historike, por sipas Majkos në lidhje me marrëdhënien historike fituan të dy, ndërsa në përballjen mes tyre fitoi shkrimëtari.

Në Tiranë, më i madhi i letrave shqipe (Ismail Kadare) u përball në gjyq me pushtetarin më jetëgjatë të shtetit shqiptar (Enver Hoxhën). Dorëshkrimi Dimri i vetmisë së madhe i cili zotërohej nga familjarët e politikanit të vdekur, u dorëzua në Arkivin e Shtetit me vendim gjyqësor. Ishte një betejë ligjore e zakonshme në procedurë dhe e pazakontë në sensin e marrëdhënieve me kohën. Në marrëdhënie me historinë fituan të dy! Përballë njëri-tjetrit, fitoi shkrimtari! Tjetri, bëri atë të cilën kishte bërë edhe kur ishte gjallë. Për të fituar përjetësinë, pranoi statusin e personazhit të shkrimtarit,- shkruan Majko.

Më tej Majko shprehet se e kaluara e shkrimëtarit ka shërbyer si një objekt sulmi ndaj tij, por sipas deputetit socialist ai është një ndër ata persona që ndihmoi në rrugën e gjatë drejt demokracisë.
E kaluarën, për heshtjen, për kokuljen, për postetnë regjimin komunist. HARROJNE, se duke mbetur gjallë ishte mbase i vetmi, që me ARTIN e tij, Kadare, ndërtoi UREN ME TRE HARQE (trinitia, lindje-jetë-vdekje), përmbi të cilën shoqëria shqiptare eci nga diktatura në demokraci. Në këmbën e URËS, keni vetë shkrimtarin dhe fajin e tij të murosur në të. Pse mund të fyhet sot, një URË!? Mbase për faktin se të kujton që vjen nga ana tjetër e kohës. Dhe kjo, nuk është pak për një shoqëri poskomuniste. Viktor Hygo ishte një gjeni. Ismail Kadareja ynë është më shumë, të paktën si piktor. URA e tij, as nuk mund të shihet dhe as të pikturohet! AJO ka dëshmitarë vetëm ata që e kaluan. Unë jam një nga ATA! Faleminderit shkrimtar!- vijon Majko.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi të kthejë në arkivin e shtetit dorëshkrimin original të veprës Dimri i vetmisë së madhe, pas padisë që kreu shkrimëtari Ismail Kdare ndaj Nexhmije Hoxhës. Sipas Kadaresë, Hoxha ia kishte vjedhur atij dorëshkrimin duke i premtuar se do ta fuste në arkivin e partisë, gjë që skishte ndodhur. Ndërsa vetë e veja e diktatorit u shpreh se ai ja kishte dhuruar dorëshkrimin. Për këtë gjë ata u përballën në gjykatë, dhe ishte kjo e fundit ajo që vendosi që dorëshkrimi të futet në arkivin e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›