E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, disa zona të vendit ende të bllokuara

Situata në veri dhe në verilindje të vendit, vijon të mbetet problematike për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.  Dhjetra komuna mbeten të bllokuara për shkak të borës, ndërkohë që akset kombëtare janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
 

Sipas informacioneve më të fundit si pasojë e temperatuarave të ulëta është njoftuar ndërprerja e mësimit për një javë në qarkun e Korçës. Problematike nga dëbora paraqitet situate në akset rrugore Korçë-Ersekë, Korçë-Liqenas dhe akset që të çojnë drejt Dardhës dhe Voskopojës qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Gjithashtu komunat Lekas, Proptisht, Moglicë, Çlirim, Miras të qarkut të Korçës vijojnë ende të mbeten të bllokuara nga dëbora.

Ndërkohë në rrethin e Lezhës prej 4 orësh mungon energjia elektrike. Era e fortë e cila ka fryrë përgjatë gjithë natës së mbrëmshme ka dëmtuar linjën 110 kv që vjen nga Vau i Dejës dhe furnizon gjithë rrethin e Lezhës duke ndërprerë energjinë elektrike. Gjithashtu mësohet se mungesa e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Barbullojë ka bërë që të ndërpritet edhe uji i pijshëm në Lezhë.

Në qarkun e Dibrës të gjitha komunat e rrethit të Bulqizës janë të bllokuara nga dëbora. Trashësia e borës në disa fshtara ka arritur deri në 2 metra ndërsa termometri shënon - 18 gradë celsius. Probleme si pasojë e ngricës dhe akullit në rrugë ka në Qafë Buall, Qafën e Ulzës dhe Fushë Bulqizë.  Raportohet gjithashtu në komunat Ostren dhe Trebisht ka mungesë të energjisë elektrike. Gjithashtu të bllokuara mbetet edhe rruga Çerenc-Librazhd, kurse akset e tjera kalohen vetëm me zinxhirë.

vijon..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›