Siri, vijojnë sulmet ndaj mbështetësve opozitarë

Vijojnë sulmet ndaj mbështetësve opozitarë në Siri.Sipas mediave ndërkombëtare të cilat citojnë dëshmitarë të ndryshëm trupat presidentit Bashar al-Assad kanë bastisur shtëpitë në dy lagje të qytetit Hama.
Sipas agjensisë Reuters janë dëgjuar edhe të shtëna ndërsa makinat me armatim dhe autobusat me ushtarë janë grumbulluar në hyrjen veriore të qytetit.
Autoritetet siriane kanë deklaruar se ushtria është tërhequr nga Hama, pas sulmit 10 ditësh për ndaljen e protestave për demokraci.
Qyteti Hama, 200 kilometra në veri të kryeqytetit Damask, ishte skenë e masakrës në vitin 1982 nga ushtria.