E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, mbështetësit e Gadafit refuzojnë ultimatumin e rebelëve

Zëdhënësi i Muamer Gadafit, Musa Ibrahim, ka deklaruar se mbështetësit e liderit libian në qytetin e tij të lindjes Sirte, e kanë refuzuar ultimatum e kryengritësve për dorëzim.
 

Ibrahim theksoi se asnjë komb me dinjitet të nderuar nuk do ta pranoj ultimatumin nga bandat e armatosura.

Kryengritësit dje kanë publikuar një ultimatum për mbështetësit e Gadafit në qytetin Sirte dhe disa qytete të tjera në afërsi që të dorëzohen deri të shtunën, ose përndryshe do të sulmohen.

Nga ana tjetër, një lider i lartë i kryengritësve në Libi tha se kanë dijeni për vendodhjen e Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›