E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria Liga Arabe pezullon misionin

Liga Arabe ka pezulluar misionin e saj vëzhgues në Siri dhe shkak për këtë është bërë mungesa e theksuar e sigurisë për përfaqësuesit e saj në qytetet siriane.

Vendimi u mor pas shtimit të dhunës në disa qytete Siriane, ku vetëm në 3 ditët e fundit, grupet dhe aktivistë të të drejtave të njeriut dhe zëdhënës të protestuesve dhe forcave rebele, njoftojnë se janë vrarë të paktën 300 persona në disa qytete.

Pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në qytetin e Homsit, ku ka patur përleshje mes grupeve dezertore të ushtrisë dhe forcave të sigurisë qeveritare. Pamjet që qarkullojnë në internet, SiriaSiri, 46 të vrarë vetëm të premtenOKB, rezolutë e re kundër SirisëSiri, vritet prifti dhe zyrtari i Gjysmëhënës së kuqe ato që kanë mundur t’i shpëtojnë censurës së Damaskut, tregojnë forca të shumta ushtarake në qytetin e Homsit, ku një pjesë e mirë e tyre kanë refuzuar të qëllojnë ndaj protestuesve të paarmatosur dhe kanë dezertuar.

22 vendet e Ligës Arabe prej disa javësh i bëjnë thirrje presidentit Bashar al-Assad që t’i japë fund dhunës në vend. Brenda vetë organizatës, disa vende anëtare i kanë bërë thirrje Assad-it të japë dorëheqjen. E tillë ishte deklarata e Mbretit të Jordanisë dhe e kryeministrit të Katarit, që i kërkoi presidentit sirian të tërhiqet nga pushteti dhe të lërë në këtë post zëvendësin e tij.

Opozita: Protesta kundër Moskës

Opozita siriane bëri thirrje për manifestime masive, përballë cdo ambasade ruse në të gjithë botën, për të treguar mos aprovimin e tyre ndaj qendrimit të Moskës kundër një rezolute të re të OKB-së për Sirinë.

“U kërkojmë të gjithë sirianëve jashtë vendit të tregojnë solidaritetin e tyre duke u ulur para ambasadave ruse të dielën në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e opozitës siriane.

Ndërkohë, përfaqësues të Ligës Arabe kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të lartë të diplomacisë ruse mbi cështjen e Sirisë. Lajmi njoftohet nga zëdhënësi i Ligës Arabe, Ahmed Bin Hali. Ai ka sqaruar se në takim është biseduar mbi qendrimet që do të mbahen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Damaskun, por pa saktësuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje apo jo. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›