E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shkopi magjik", premiera për vogëlushët në "Metropol"

"Shkopi magjik", është premiera më e fundit që Teatri Metropol vuri në skenë këtë fundjavë për fëmijët e kryqytetit. Në qëndër të saj janë dy personazhet kryesorë, Kokëkuqi dhe Faqekuqi, të cilët shkojnë tek gjyshja për të kaluar pushimet verore. Të dy vëllerzërit çuditen se si gjyshja e tyre ka 100 punë për të bërë çdo ditë dhe ajo ndonëse e vetme i bën vetë të gjitha. Fëmijët kujtojnë se gjyshja duhet të ketë fshehur diku një shkop magjik, më të cilën ajo i kryen punët. Ata i vihen punë për të gjetur shkopin që me anë të tij ata të tij të zgjidhnin shpejt e shpejt detyrat.
Në këtë vepër interpretojnë vetëm katër personazhe. Gjyshja, e cila vjen nga aktorja Brunilda Borova, Kokëkuqi, nga Lorenc Kaja, Faqekuqi, interpretohet Ledio Janushi dhe i katërti, Xha Aliu, vjen nga Aldion Matarangasi.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›