Luftime të ashpra në Misrata dhe në malet libiane

Në qytetin libian të Misratës raportohet vazhdimi i luftimeve të ashpra, ndonëse forcat besnike të Muamar Gadafit janë tërhequr nga qendra e qytetit.
Trupat e Gadafit kanë sulmuar me artileri dhe qytetet berbere në malet perëndimore të Libisë.
Italia raportoi se aeroplanët e saj do t`i bashkohen atyre britanike e franceze në operacionet në Libi.
NATO-ja nga ana tjetër ka sulmuar një ndërtesë brenda kompleksit të Gadafit.
Zyrtarët libianë e cilësuan sulmin si përpjekje të dështuar për të vrarë Gadafin.