E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunacek zëvendëson Pieter Feithin?

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, synon të jetë përfaqësuese special e Bashkimit Evropian në Kosovë , theksojnë mediat kosovare.

Kandidatura e saj është pritur mirë edhe nga kryediplomatja e BE-së , Cathrein Ashton. Lunacek një politikane e Partisë së Gjelbër të Austrisë, njihet si mbështetëse e madhe e zhvillimit të Kosovës dhe integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

Më tej mediat shkruajnë së deri në zgjedhjen përfundimtare të përfaqësuesit special të BE-së për Kosovën, këtë funksion përkohësisht do ta ushtrojë, diplomati Italian Fernando Gentilini, i cili ka shërbyer në Kosovë në vitet 2004/2005.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›