E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria: Sulmi i SHBA-se, mbështetje për Al-Qaedan

SIRI- Çdo ndërhyrje ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Sirisë thjesht do të mundësojë mbështetje për Al-Kaedën dhe anëtarët e saj. 

Kjo ka qenë deklarata e dhënë nga zëvendës ministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal Mekdad. Gjithashtu, ai u shpreh për agjencinë e lajmeve BBC se janë pikërisht grupet e armatosura të mbështetura nga Amerika, të cilat kanë përdorur armë kimike dhe jo trupat sirianë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur më parë se kanë prova që Damsku ka përdorur agjent Nervor Sarin, gjatë sulmit të fundit, i cili rezultoi me mjaft viktima. Presidenti Barak Obama është shprehur se është i gatshëm ta ndëshkojë sulmin me armë kimike në Siri sapo kongresi ta miratojë. 

(e.m/j.knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›