E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetja greke kerkon 502 femijet shqiptare

Greqi- Administrata greke nen dyshimin per skandalin e zhdukjes pa gjurme te 502 femijeve nga qendra shteterore bamirese “Agia Varvara” ne Athine, dhjete vite me pare. Tashme eshte nje deputete e SYRIZA-s, e cila ne parlament ka hedhur akuza te renda dhe ka kerkuar rinisjen e hetimeve me themel, deri ne gjetjen e femijeve shqiptare te humbur, kryesisht me ngjyre. Deputetja Maria Janakaki, e ngriti ceshtjen ne parlament pak dite me pare, duke thene se ka “rene ne vesh te shurdher”, ne menyre te cuditshme. Dyshohet se 502 femijet shqiptare jane larguar qellimisht nga qendra per t’u shitur tek grupet kriminale te trafikut vetem me 500 euro. Sipas deputetes, ne qendren e femijeve stafi eshte nderruar krejtesisht, por edhe punonjesit nuk te pergjigjen, megjithese ajo ka investiguar vete. “Sa here qe jam perpjekur per te marre pergjigje nga institucioni, kam ndeshur ne nje mur te larte. Me kane thene se femijet kapercyen gardhin dhe iken!”, thote ajo.

Kurse ministri i Drejtesise, Transparences dhe te Drejtat e Njeriut, Haralambos Athanasiu, ka urdheruar nje hetim te ri nga e para per skandalin dhe eshte vendosur prokurori i ri per ceshtjen. “Prokuroria duhet te hetoje sesi per 15 vjet, jo nje e dy, por plot 502 femije jane zhdukur nga institucioni “Agia Varvara” ne menyre te mistershme”, tha deputetja Janakaki. Skandali zuri fill ne vitin 1998, kur ministri i atehershem grek i Rendit Publik urdheroi te ndalohet biznesi i shfrytezimit te femijeve, pasi nje makine aksidentoi ne Selanik dy femije shqiptare te rruges. Gjate aksionit, policia mblodhi nga rruga 615 femije shqiptare, te cilet u derguan ne qendren per mbrojtjen e te miturve “Agia Varvara”, qender qe varet nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Mireqenies. Disa prej ketyre femijeve u riatdhesuan ne Shqiperi, ku dhe kane gjetur familjet e tyre. Rreth 60 prej tyre u moren nga familje kujdestare apo shkuan ne jetimore ne Greqi. Vecse per 502 femije te tjere, fati vazhdoi te jete ndoshta edhe me i veshtire, pasi ne rrethana misterioze u zhduken nga institucioni dhe askush nuk i kerkoi. Ne vitin 2002, organizata “Terre des Hommes” filloi hetime per femijet e rruges nga Shqiperia ne gjithe Evropen dhe tha se femijet e zhdukur nga fondacioni grek iu ishin shitur trafikanteve nga disa punonjes te institucionit, me cmimin 500 euro secili, per lypje, shfrytezim, prostitucion apo trafik organesh dhe dyshohet per veprimtari te mafias shqiptaro-greke.

Hetimi i Avokatit te Popullit

Nje hetim i Avokatit te Popullit ne Greqi ne mars 2004, doli ne perfundimin se nuk ka pasur tregti me femijet. Ne vitin 2007 papritur per motive te panjohura kerkimi ndaloi, megjithate prokuroret gjeten probleme serioze ne funksionimin e institucionit, pritjen e femijeve ne te, ku bashkengjiten edhe pergjegjesite e Ministrive te Rendit Publik dhe asaj te Punes, per trajtimin e ceshtjes. Ne qershor 2012 ceshtja u ripublikua nga Komiteti per te Drejtat dhe Mbrojtjen e Femijeve te OKB-se, i cili kerkoi hetim te saj. Para disa ditesh skandali u denoncua ne Parlament nga deputetja e SYRIZA-s, Maria Janakaki dhe per pasoje ministri i Drejtesise kerkoi rihapje te dosjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›