E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis: Shkupi në BE, pasi të zgjidhet cështja emrit

 

ATHINE- Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis deklaroi sot për mediat greke se qëndrimi i Greqisë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO varet nga cështja e emrit.
“Vetëm kur të arrijmë një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët, do të biem dakord për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO“- tha kryediplomatja për të përditshmen greke “Tanea”. Ajo shtoi se qëllimi i vetëm politikës greke në raport me Shkupin është zgjidhja e kontestit të emrit duke shtuar se Athina është absolutisht e qëndrueshme me pozicionet e saj për cështjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›