E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikozi, Alarmi i rremë për bombë shkakton panik në aeroport

 

NIKOZI- Një kërcënim i rremë për vendosjen e një bombe në dy avionë shkaktoi sot panik në Nikozi. Kërcënimi se një bombë ishte vendosur ne disa avionë në aeroport u bë me anë të një telefonate. Zëdhënësi i kompanisë Sajprus ervejz, Kirjakos Kirjaku pohoi lajmin. Mediat lokale ndoqën ngjarjen dhe panikun që shkaktoi lajmi se bombat ishin instaluar në avionë. Si pasojë nisi kontrolli i imtësishëm në gjithë aeroportin. Gjithashtu u vonuan për disa orë fluturimet e dy aeroplanëve të kompanisë Sajprus ervejz nga Nikozia. Njëri nga aeroplanët duhej të fluturonte drejt Dubait dhe Bahreinit derisa tjetri drejt Londrës. Por gjatë kontrollit nuk u zbulua asnjë bombë. Ndërkaq në aeroportin e Nikozisë ka nisur puna normalisht.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›