Siria dhe Libani, një duet që ndez shkrepëset e luftës
Përhapja e krizës siriane në rajon është kthyer në çështjen më të përfolur të javës, që prej vrasjes së Uisam al-Hasanit (Al-Hasani ishte shefi i shërbimit sekret të Libanit) javën e kaluar. Që regjimi Baath –një regjim që është i zënë me hallet e veta; i cili ka humbur autoritetin mbi pjesën më të madhe të territorit të tij; që nuk arrin të sigurojë shërbimet shtetërore ndaj 22 milionë sirianëve; që i ngjan një “milicie të armatosur bathiste” më shumës e një qeverie; që lufton në një luftë guerrile kundër forcave të opozitës dhe i cili ka humbur kreun e vet ushtarak në një sulm – të ketë kryer vrasjen e al-Hasanit, duket e pamundshme. Mirëpo, nuk është surprizues fakti që sikundër në rastin e vrasjes së Refik Haririt – të gjithë t’i kthejnë sytë kah Siria dhe Hezbollahu, i cili ka humbur një prej komandantëve të tij më të lartë, Ali Husein Nasifin, në Siri, tek luftonte krah për krah me regjimin Baath kundër forcave siriane të rezistencës.
Është plotësisht e mundshme që vrasja e Hasanit të shërbejë si katalizator i presionit politik që Libani ka ndjerë me krizën siriane. Mirëpo duhet të kujtohet gjithashtu brishtësia e infrastrukturës politike libaneze, pavarësisht krizës siriane. Skenarët e katastrofave, që disa ekspertë naivë perëndimorë dhe propagandistë të Al-Asadit janë përpjekur të transportojnë mbi Libanin nëpërmjet Sirisë, në fakt është ushtruar në Liban prej vitesh. Duhet thënë se askush tjetër nuk e di më mirë se libanezët çfarë do të thotë të jetosh në një luftë civile, mes vrasjesh dhe krize politike. Parashikimet se vrasja e Al-Hasanit do të ketë një impakt të madh në krizën siriane janë të ekzagjeruara. Megjithatë, tensionet në Liban mund të rriten ndjeshëm. Në fakt, pas vrasjes, si reagim ndaj zërave që ngriheshin nga koalicioni i opozitës së 14 marsit, qeveria Mitaku ofroi madje edhe dorëheqjen. Bazuar në eksperiencën e viteve të kaluara mund të argumentohet se sado e brishtë të jetë infrastruktura politike libaneze, ajo gjithashtu ka potencialin të kapërcejë shok-un e vrasjes së Al-Hasanit. Tensione të ngjashme politike u ngritën edhe pas vrasjes së Al-Haririt, por skena politike libaneze u rimëkëmb. Efekti më afatgjatë i krizës që është transportuar mbi Libanin nëpërmjet Sirisë është këneta politike në të cilën ndodhet hezbollahu. Për vetë besimin në vetvete që ka Hezbollahu që të mos tronditet nga vrasja e Al-Hasanit. Hezbollahu vazhdon të shpenzojë pakujdesisht kapitalin që ka ndërtuar me rezistencën e tij ndaj izraelit, për regjimin Baath. Hezbollahu mbi të gjitha duhet të kuptojë se tensionet në rritje mes aleancës së 8 marsit dhe koalicionit të 14 marsit mbi krizën siriane, do të shkaktojnë më shumë destabilitet në Liban dhe se nuk do të ndryshojnë drejtimin e krizës në Siri. Duket sikur kursi më i mirë në këtë çështje është të tregojmë kujdes ndaj asaj që ka thënë Sayed Ali Fadlallah, djali i liderit të vonë shpirtëror të Hezbollahut: “Të gjithë libanezët duhet të pajtohen me qëndrimin zyrtar të përfaqësuar nga politika e mos-përzierjes në çështjen siriane dhe nuk duhet të ndërhyjnë në krizë pasi populli sirian do ta vendosë vetë fatin e vendit të tij”.