E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale, Thaçi-Mustafa takohen fshehurazi

Dilemat për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Kosovë bëjnë bashkë dy rivalët kryesor politik, Hashim Thaçin e Isa Mustafën.
Kreu i qeverisë kosovare dhe ai i partisë më të madhe opozitare LDK, u takuan paraditen e së martës larg vëmendjes së mediave për të diskutuar lidhur me kohën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Kosovë, bëjnë të ditur burime nga të dyja palët, raporton TCH.
Takimet e nivelit politiko partiak, bëhen në kohën kur komisioni parlamentar për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit përfundon mandatin.
“Kemi rishikuar tetë nene të kushtetutës, nga neni 85-92. Është komplet procedura e përzgjedhjes së presidentit, kush do të konkurrojë, si mund të largohet dhe një varg çështjes së tjera”, shprehet Arsim Bajrami, kryetar i Komisionit për ndryshimin e kushtetutës.
Komisioni është në fazën përfundimtare të ndryshimit të kësaj pjese, por duket se pa ndryshimin e nenit 84, i cili flet për kompetencat e presidentit, nuk do të ketë reformë të mirëfilltë. Anëtarë të komisionit shprehen në favor të ndryshimit të këtij neni në mënyrë që të krijohen kompetenca të qarta për presidentin e zgjedhur nga populli.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›