Siria godet me predhë një qendër shëndetësore në Turqi

Siria ka goditur me predhë një qendër shëndetësore në Turqi por ende nuk ka njoftime për të plagosur.
Mediat turke thonë se predha ka rënë sot në rajonin Reyhanli, në provincën turke Hatay.
Zyra e guvernatorit Reyhanli tha se deri më tani nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë incident.
Tensionet ndërmjet të dyja vendeve janë përshkallëziar që nga 3 tetori, kur një predhë siriane u hodh në një qytet turk matanë kufirit, duke lënë të vrarë pesë civilë turq.
Artileria turke u është kundër përgjigjur sulmeve të vazhdueshme me predha të Sirisë.