E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paktën 8 të vrarë, 20 të plagosur, nga sulmet në Irak

Të paktën 8 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të ndara në Bagdad, në lagjet e dominuara kryesisht nga shiitët.

Shumica e vrasjeve ndodhën në zonën veriperëndimore të Shulas, ku shpërtheu një automjet në të cilin ishte vendosur eksploziv.

Predha të shumta gjithashtu u hodhën në distriktin verior të Chikouk-ut. Ky vend është një kamp që strehon personat e zhvendosur brenda vendit, shumica prej të cilëve shiitë, të larguar nga zonat sunite.

Sulmet e sotme vijnë pas një seri bombardimesh në Bagdad dhe qytete të tjera gjatë ditës së shtunë, që lanë të vrarë më shumë se 12 njerëz.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›