Bozdo: 10.3 milionë euro për zhvillimin e sme-ve
Vazhdon projekti për mbështetjen e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme për inovacionin teknologjik për periudhën 2011-2016.
Këtë e deklaroi zv.ministri i ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Eno Bozdo në forumin me donatorët për SME-të. Sipas Bozdos shuma e vënë në dispozicion është 10.3 milion euro.
Zv.ministri e përcaktoi vazhdimin e këtij projekti si mjaft të rëndësishëm për ekonominë tonë pasi kapaciteti teknologjik i firmave shqiptare është ende i dobët.
Në forum u disktuan disa mënyra të implementimit të strategjisë së inovacionit të biznesit dhe teknologjisë.