E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuelë, Hugo Çavez regjistrohet për zgjedhjet presidenciale

Ai iu bashkua mijëra personave që ishin tubuar në Karakas në mbështetje të tij, në tubimin më të madh që kur u diagnostikua me kancer një vit më parë.

Në gjendje të mirë shëndetësore në dukje, Çavez këndoi dhe vallëzoi para turmës, duke premtuar se do të luftojë dhe do ta fitojë këtë garë.

Në zgjedhjet presidenciale të tetorit, Çavez do të përballet me ish-guvernatorin Henrique Capriles, i cili regjistroi kandidaturën e tij ditën e diel./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-12 16:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›