E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë,Cliff: Të shpërbërjen strukturat paralele në veri

“Strukturat e MUP-it në veri të Kosovës janë shumë të rrezikshme dhe si të tilla paraqesin problem serioz për Prishtinën zyrtare, prandaj Qeveria e Serbisë duhet t`i shpërbëjë ato”. Kështu ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, i cili ka theksuar se është kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare për Serbinë që t`i shpërbëjë strukturat paralele.
 

“Mendoj se strukturat e MUP-it janë një problem tejet serioz. Këshilli i Evropës e ka bërë tepër të qartë se Serbia duhet të shpërbëjë këto struktura, e nga këto struktura me të rrezikshmet dhe më seriozet janë ato të sigurisë së Serbisë. Ne po presim krijimin e qeverisë së re në Serbi në mënyrë që ta ngremë pikërisht këtë çështje. Nuk e di nëse do ta pengojnë funksionimin e kësaj zyre (zyrës administrative në veri), por është fakt që këto struktura po pengojnë funksionimin e gjithë veriut”, ka thënë Cliff.
 

Sipas tij, është momenti që qytetarët e vendit të informohen se formimi i Zyrës Administrative në Veri nuk është kundër tyre, por është pro interesave të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›