E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria rrëzon një avion luftarak turk

Share

Për disa orë shkaqet e rrëzimit të një avioni luftarak turk mbi Detin Mesdhe, pak kilometra larg brigjeve siriane, ishin të paqarta.

Tani kanë nisur të dalin informacionet e para se avioni është rrëzuar nga mbrojtja ajrore siriane.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan mësohet se ka pranuar se avioni është rrëzuar nga sirianët. Por sipas BBC, Erdogan ka thënë se pala tjetër ka shprehur keqardhje.

Erdogan ka bërë me dije se dy pilotët e avionit kanë shpëtuar dhe janë të sigurt.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë, dikur aleatë të ngushtë, janë përkeqësuar ndjeshëm që kur nisën trazirat ndaj presidentit sirian Bashar Al Assad në mars të vitit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›