Spiropali: U përpoq të hidhej baltë mbi FRESSH

Ajo tha se ishte përpjekur të hidhej baltë mbi FRESSH-in.
“Më vjen keq për çdo kundërshtar se ka kujtuar të hedhë baltë mbi FRESSH. Pas një punë të jashtëzakonshme që u bë nga FRESSH na u desh të zgjidhnim një problem organizativ që tashmë është zgjidhur. Asnjë nuk ka pse të shtrembërojë lajmet, për një cështje organizative. Për një shqetësim organizativ me listat u larguam, duke qënë që u bë në një kohë të shkurtët kishte nevojë për verifikim listash, është cështje e brendshme e FRESSH dhe unë jam para jush t'iu them se cështja po zgjidhet në mënyrë më demokratike të mundshme”, deklaroi Spiropali.
Ajo shtoi se FRESSH është i pavarur nga Partia Socialiste. “FRESSH është një organizëm i gjallë ku kanë vërshuar të rinj dhe të rejat nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe janë në të drejtën e tyre për ta kundërshtuar apo jo. Por, ne dakortësitë nuk i zgjidhim duke mbytur debatin, por duke i zgjidhur. FRESSH është një forum i pavarur në PS. Ne nuk kemi qënë dhe nuk jemi kundërshtar të njëri-tjetrit, por të regjimit dhe të errësirës dhe të bashkuar do të fitojmë zgjedhjet në 2013”, tha Spiropali. /Start/
2012-06-22 17:23