E Diel, 1 Nëntor 2026

Siria shpall të padëshiruar 17 diplomatë

Siria ka shpallur të padëshiruar 17 diplomatë, përfshirë këtu ata amerikanë dhe europianë. Dje, Ministria e Jashtme e Sirisë iu kundërpërgjigj vendimit të shteteve perëndimore për dëbimin e diplomatëve sirianë, pas masakrës së 108 civilëve (mes tyre 49 fëmijë) në qytetin Hula. Shumica e përfaqësuesve perëndimorë tashmë janë tërhequr nga qeveritë e tyre në shenjë proteste për shkak të dhunës së regjimit të Sirisë ndaj protestuesve. Pas dëbimit të 17 diplomatëve, Ministria e Jashtme e Sirisë njoftoi se qeveria e këtij vendi ende beson në rëndësinë e dialogut dhe se është e hapur për përmirësimin e lidhjeve me Perëndimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›