Sirianët largohen drejt Jordanisë

Dhuna që shpërtheu së fundi në provincën Dara të Sirisë ka shkaktuar një eksod masiv të refugjatëve për në Jordani.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, luftimet e fundit në zonat kufitare të këtij vendi kanë shtyrë afro një mijë sirianë të kalojnë kufirin për në Jordani.
Anëtarët e ekipeve të shpëtimit e quajnë eksodin një “krizë humanitare”.
Përfaqësuesi i UNHCR-it në Jordani, Endru Harper, i bëri thirrje Amanit që të hapë një kamp për mijëra sirianët që po braktisin vendin e tyre për shkak të luftimeve.
Sipas UNHCR-it, afro 140 mijë sirianë janë tashmë në këtë shtet.