E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, përleshje mes deputetësh në parlament

Sërish sherr dhe grushta në parlamentin e Ukrainës. Deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës në janë përleshuar mes tyre kur në legjislativin ukrainas u miratua një ligj për gjuhën, i cili dukshëm rrit statusin zyrtar të gjuhës ruse.
 

248 nga 364 deputetët e pranishëm votuan në favor të ligjit, ia cili i jep gjuhës ruse statusin e njëjtë të përdorimit në këtë shtet në diskursin ligjor, biznes dhe edukim.
 

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, kreu i krahut ukrainas që mbështeti ligjin duhet ta nënshkruajë atë para se ai të mund të hyjë në fuqi.
 

Aktualisht, gjuha ukrainase është e vetmja që lejohet të përdoret në dokumentet ligjore dhe të taksave.
 

Folësit rusë gjenden kryesisht në jug dhe në lindje të Ukrainës dhe në qytete të mëdha, ndërsa folësit e gjuhës ukrainase jetojnë më shumë në veri dhe perëndim si dhe në zonat rurale të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›