E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistem i ri i menaxhimit të vizitorëve në Butrint

01/09/2010 BUTRINT - Nisin ndryshimet dhe procesi përgatitor për një biletari elektronike të hyrjes të Parkut Kombëtarë të Butrintit (PKB) për vizitorët. Një javë pasi është ulur në karrigen e drejtimit të Parkut të Butrintit, drejtori i ri, Raimond Kola, ka reformuar sistemin e menaxhimit të vizitorëve. Një sistem i alternuar paradite dhe mbasdite me dy turne, një raportim ditor i të dhënave dhe një monitorim i rreptë kanë qenë masat e menjëhershme. Raimond Kola, drejtori i PKB, qysh prej ndryshimit të sistemit të biletar, të dhënat e para flasin për një rritje të numrit të vizitorëve. Kola tha se paralelisht do të rritet transparenca dhe komunikimi me vizitorët.

“Në dispozicion të turistëve vendas dhe të huaj do të jetë një numër telefoni ku operatorët turistikë mund të komunikojnë me stafin e zyrës së Parkut Kombëtar për çdo shqetësim”, tha Kola, duke nënvizuar se numri i telefonit dhe adresa ku mund të nisen mesazhet dhe thirrjet do të propagandohet përmes një posteri që do të vendoset në hyrje të Parkut.

Sipas tij, këto ditë do të hapet pranë Parkut edhe një “Libër i Bardhë” i transparencës ku do të shënohen të gjitha kritikat e publikut. “Ky është vetëm hapi i parë, tha Kola, pasi, sipas tij, kanë nisur përgatitjet për një menaxhim elektronik të hyrjes së vizitorëve”. “Kemi marrë kontakte dhe po marrim informacion për sisteme të këtij lloji që përdoren në site të Trashëgimisë Kulturore Botërore, duke punuar më tej për implementimin sa më shpejt të njërit prej këtyre sistemeve”, tha Kola. Parku Kombëtarë i Butrintit me një sipërfaqe prej 15 hektar, në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit, ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit të Sarandës. Ajo është ngritur në këndin juglindorë të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël, dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje me gjelbërim të përhershëm si: dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 centimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200-vjeçare.

Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma, ndodhet në pjesën jugore të akropolit në perëndim të ndërtesës me peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrim, i cili datohet në shekullin I pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva, ndërtuar nga Manius Otacilius Mystes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›