E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sistemi AIPS-EURO, transfertat bankare 464 milionë euro në shkurt

TIRANË, 11 mars  /ATSH/ Bizneset dhe qytetarët kanë rritur transfertat ndërbankare kombëtare në euro, përmes sistemit AIPS-EURO.

Gjatë muajit shkurt 2025, u kryen 27 mijë transaksione, me një vlerë totale 464 milionë euro, kundrejt 4.7 mijë transaksione me vlerë 37 milionë euro që u kryen në shkurt 2024.

Krahasuar me vitin e kaluar numri i transaksioneve u rrit me 21 % dhe vlera e transaksioneve u rit me 8,6 % në shkurt 2025.

Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.

Sistemi AIPS EURO filloi funksionimin e tij më 24 janar 2022. Në sistemin AIPS EURO marrin pjesë: Banka e Shqipërisë dhe 11 bankat tregtare si pjesëmarrës. Sistemi AIPS EURO operon në orarin 08:30– 16:30. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›