Sistemi bankar, historia e nje zhvillimi te veshtire
Qe nga kalimi ne ekonomine e tregut, Shqiperia ka perjetuar nje proces te vazhdueshem te konsolidimit te sektorit bankar. Ne pjesen me te madhe te viteve '90, ky proces ishte relativisht i ngadalte, si pasoje e "virusit" te skemave piramidale, i cili kishte infektuar
zhvillimin ekonomik e financiar te vendit. Perqindjet e larta te interesit te ofruara nga firmat rentiere te paligjshme kishin zevendesuar thuajse plotesisht te ardhurat nga interesat e depozitave ne sistemin bankar, gje qe mbante pezull efektivitetin e politikes monetare ne drejtimin e normes se interesit. Pervec kesaj, probleme te tjera si per shembull, perqendrimi i larte i depozitave dhe kredive ne tre bankat shteterore, humbjet operacionale te tyre si rezultat i rritjes se portofolit te kredive me probleme, te favorizuara nga nje kuader rregullator i gjere dhe joadekuat i mbikeqyrjes, ishin bere pengese per shtrirjen e reformave ne sektorin bankar. Duket se, procesi i konsolidimit te sistemit bankar mori hov qe pas renies se firmave piramidale, periudhe e cila karakterizohet nga ulja e mbizoterimit te bankave shteterore, privatizimi gradual
i tyre dhe rritja e ndjeshme e numrit te bankave private (perfshire deget e bankave te huaja) nga kater qe operonin ne vitin 1997, ne 17 banka ne vitin 2006. Banka e Shqiperise ne menyre te vazhdueshme ka treguar kujdes ne perzgjedhjen dhe licencimin e bankave private, ku vetem tre prej tyre te licencuara vitet e fundit u themeluan me kapital teresisht shqiptar. Pavaresisht nga shtimi i numrit te bankave tregtare ne vend, zgjerimi i aktivitetit bankar deri ne vitin 2003 ka rezultuar i kujdesshem duke iu permbajtur zhvillimit ekonomik te vendit. Gjate periudhes 1998-2003, rritja mesatare vjetore e mjeteve totale te sektorit bankar ishte ne harmoni me ate te PBB-se nominale me gati 13 per qind. Megjithate, tre vitet ne vijim 2004-06 deshmojne nje
zgjerim te vrullshem te aktiveve bankare me 67 per qind, shifer kjo 2-3 here me e larte se rritja kumulative e PBB-se nominale. Ne kete menyre, madhesia e sektorit bankar shqiptar ne raport me PBB-ne u ngjit ne nivelin rekord prej 70 per qind ne vitin 2006, duke qene tashme i krahasueshem me raportet e vendeve te Evropes Qendrore-Lindore.