Sistemi bankar, i shendetshem dhe pa risk
"Sistemi bankar ne vend eshte i qendrueshem dhe i kenaqshem". Keshtu siguroi dje, nje prej eksperteve te sistemit bankar, Elvis Meka. Sipas tij, bankat shqiptare gezojne nje shendet te plote. Nuk ka vend per asnje lloj alarmimi lidhur me faktin se cfare ndodh me vendet fqinje. "Sistemi bankar ne Shqiperi eshte ne nje situate shume te mire, mund te themi te kenaqshme",- theksoi Meka. Sipas tij, ajo cka eshte e rendesishme per bankat ne vend, eshte niveli i likuiditetit dhe kapitalit qe ato gezojne, duke ju pergjigjur me garanci biznesit dhe individeve. Nderkohe qe per t'u permendur sipas tij, eshte niveli i kredive te keqija. Niveli prej 18% i kredive te keqija, te arritur se fundmi ne bankat ne vend, flet, sipas ekspertit Meka, per nje perkujdesje me te madhe dhe masa me te shpejta qe duhen marre per nje ulje te tyre. Por gjithsesi, sipas tij, ky nivel nuk tregon per nje rrezik te sistemit bankar. "Per nivelin prej 17-18% te kredive te keqija, eshte e vertete qe duhet te merren sa me shpejt, masa ne menyre te pesojne nje ulje. Por gjithsesi, ky nivel nuk perben aspak nje rrezik per sistemin bankar ne vend, nuk prek likuiditetin e bankave",- theksoi eksperti. Meka sqaron se ky fakt nuk prek likuiditetin e bankave, pasi humbjet nga kredite me probleme mbulohen nga vete fitimi i bankave dhe jo ne dem te klienteve. Ne raportin me te fundit per Shqiperine, Fondi Monetar Nderkombetar vleresonte aftesine e sistemit financiar ne shmangen e deshtimit te sistemit te kreditimit, dhe sugjeroi nje ruajtje te stabilitetit financiar edhe ne vijim. Banka e Shqiperise dhe Ministria e Financave, ne deklaratat e tyre te fundit, kane siguruar se sistemi bankar ne vend eshte i shendetshem dhe nuk rrezikohet nga kriza e vendeve te rajonit. Raporti i FMN-se ishte teme debati edhe ne seancen me te fundit plenare, ku opozita kerkoi ulje te nivelit te borxhit ne vend, nderkohe qe mazhoranca vleresoi situaten aktuale ekonomike, duke siguruar se borxhi eshte i qendrueshem dhe brenda normave te lejuara.