Tiranë- Lazarat, sekuestrohen 260 kg drogë, 5 në pranga
TIRANE-Plot 120 kg kanabis sativa janë sekuestruar gjatë orëve të vona të së shtunës, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona, posedues të lëndës narkotike. Aksioni blic i sektorit te antidrogës në policinë e Tiranës është organizuar në oret e vona të mbremjes së të shtunës në zonën e Ndroqit, në periferi të kryeqytetit. Mësohet se një pjese e lëndës narkotike është sekuestruar në një automjet ku udhëtonin 4 personat, ndërsa pjesa tjetër gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre. Aksioni është kryer pas disa muajsh hetime nga ana e specialistëve të sektorit të antidroges në Policinë e Tiranës.
Sipas hetimeve paraprake lënda narkotike ishte e destinuar për shpërndarje në kryqytet. Ndërkaq mësohet se të tjera detaje rreth ketij operacioni policia do të japë gjatë ditës së sotme.
Kjon është sasia e dytë e drogës e madhe sekusteruar në Tiranë në harkun kohor brenda 3 ditësh. Më 27 Tetor një sasi prej 150 kg kanabis sativa u sekuestruan pranë Rinasit mesnatën e së mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes. Policia e Tiranës bën të ditur se droga është sekuestruar në 3 makina të cilat vinin nga Kruja drejt Tiranës. Gjashtë persona u vunë në pranga, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Eskorta".
LAZARAT KAPEN 140 KG MARIJUANE
Një tjetër sasi lënde narkotike është sekuestruar në Lazarat. Operacioni i policisë i koduar “Vesa e mëngjesit” ka vënë në pranga një adoleshent me inicialet M.H, 17 vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Nga të dhënat e para mësohet se policia kishte marrë informacion paraprak për një sasi droge që do transportohej me makinë nga Lazarati në Sarandë, dhe kishte ngritur postbllok. Në momentin kur kanë parë makinën e policisë, trafikantët e kanë goditur, dhe më pas kanë braktisur makinën në tentativë për tu arratisur. Policia ka arritur të ndalojë njërin ndërsa shoku i tij ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira.
(d.b/BalkanWeb)