E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: "S'e heqim TVSH per prodhimet e vendit"

"Nuk e heqim TVSH-ne per prodhimet e vendit",- kjo ka qene pergjigjja publike qe kryeministri Berisha i ka dhene dje, nga Berati, opozites ne lidhje me deklaraten e saj per heqjen e TVSH-se mbi prodhimet vendase. Gjate perurimit te dy rrugeve, Lapardha 1 dhe Lapardha 2, ne Berat, kryeministri deklaroi se kerkesa e opozites behet vetem per te sulmuar qeverine. "TVSH-ja tek prodhimet vendase nuk do te hiqet dhe qellimi i opozites, qe ben kete kerkese, eshte nga me te ligat qe mund te ekzistoje, pasi ata jane gati te sakrifikojne popullin vetem per te sulmuar qeverine, qe ju neser te thoni se faji eshte i saj. Qellimi eshte qe juve t'u mbeten prodhimet ne fushe dhe kjo vetem e vetem, qe ju te ktheheni kunder e te mos votoni per qeverine, por kjo nuk do te ndodhe kurre. Ne nuk heqim TVSH-ne per prodhimet tuaja",- tha Berisha. Duke marre si shembull fermeret evropiane, Berisha tha se TVSH-ja, nuk do te hiqet sepse ne Evrope per cdo koke lope fermeret marrin cdo dite 3 euro subvencion. "Sigurisht qe atij ia del te shese qumeshtin me lire, sepse merr subvencionin. Ne Evrope per cdo ha grure marrin pothuajse aq sa c'eshte cmimi i grurit",- u shpreh kreu i qeverise. "Nderkohe, sipas ketyre zoterinjve, ne do te mbushim tregun, nderkohe kur ata kane TVSH, me prodhime te huaja dhe te leme ne fushe prodhimet tona. Nuk e bejme kete edhe per nje arsye tjeter. Ju jeni njerez te punes dhe i kuptoni mire keto gjera"tha Berisha. Ai ka deklaruar me tej se, "sot ne Shqiperi, 51 % e popullates jeton ne fshat. Sot ne Shqiperi, njesoj si ne cdo vend tjeter te Evropes, te ardhurat per fryme te popullsise ne qytet jane qartesisht me te larta se sa ne fshat. Atehere cfare duhet te bejme ne? Ta thellojme me tej kete pabarazi? Te bejme qe produktet tuaja te shiten per 5 leke ne treg? Jo, ne nuk e bejme kete". Kryeministri ka garantuar fshataret se qeveria nuk do te beje asnje hap dhe nuk do te ndermarre asnje veprim per t'ua lene prodhimin ne fusha. "Ne nuk e heqim TVSH-ne per importet, sic kerkojne shoket e Partise Socialiste. Nuk e bejme sepse ne menyre absolute, asnje nga keta biznesmene nuk e ul cmimin, perkundrazi cmimi mbetet aty ku eshte. Prodhimet tuaja zvogelohen, te ardhurat tuaja zvogelohen, rriten te ardhurat e klaneve dhe te atyre qe ka shnderruar partia vete, ne parti te biznesit",- tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›