E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i taksave sipas ekonomisteve ne SHBA

Demokratët dhe republikanët në Kongresin amerikan janë ende të ndarë në reformat për sistemin fiskal të vendit, por disa ekspertë të ekonomisë në SHBA janë të sigurt se të dy palët do të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare mbi të ashtuquajturën “gremina fiskale”.
Ata duhet të arrijnë marrëveshjen brenda gjashtë javëve të ardhshme thotë Bill Frenzel, drejtor i Institutit Brookings për çështjet qeveritare. Gjithsesi ai shprehet optimist se do të ketë një kompromis për paketën e rritjes së taksave dhe uljen e shpenzimeve që do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.
"Unë besoj se negociatorët do të kenë një nxitje për të arritur një marrëveshje. Të gjithë së bashku, Presidenti,  Senati dhe  Shtëpia e Bardhë do të duhet të bëjnë pak më shumë.  unë besoj se për shkak se pasojat janë aq të këqija, ata do të arrijnë në marrëveshje", tha Frenzel.
Presidenti Barack Obama në një konferencë për shtyp në fundjavë deklaroi se më të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa për të kontribuar në zgjidhjen e sfidave fiskale të qeverisë dhe se përpjekjet për reduktimin e borxhit nuk duhet të pengojnë ritmin e rritjes ekonomike në SHBA. Këto këndvështrime të Obamës janë mbështetur nga disa ekonomistë të cilët mendojnë se ekonomia amerikane nuk mund të suportojë më epokën e Bushit ku taksat rëndonin mbi familjet që paguheshin me më shumë se 250 mijë dollarë në vit. 
Por kryetari i dhomës së përfaqësuesve John Boehner është shprehur kundër  këtyre normave fiskale që janë shumë të larta për të zgjidhur sfidën kryesore të vendit mbi taksat, duke cituar një studim të Ernst & Young që thotë se rritja e taksave mbi të ardhurat për të pasurit do të shkatërrojë gati 700 mijë vende pune.  Ndarja e kongresit mbi shkurtimet e taksave ka shtuar edhe më tej shqetësimet në tregje.  "Tregjet janë të shqetësuar për shkak se  nuk  shohin një rrugëzgjidhje. Ekonomia është e brishtë, jemi ende në një periudhë të rimëkëmbjes, dhe është koha për presidentin dhe gjithë përfaqësuesit e Kongresit të  bëjnë disa zgjedhje të vështira dhe hap të vështirë”, u shpreh Ryan Alexander, president i Tatimpaguesve.
.    

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›