E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat deputetet e PD bashkebisedim me tregtaret

Deputet të PD-së kanë vijuar sot bashkëbisedimin me tregtarët në rrugën “Myslym Shyri",  për të diskutuar çështje në interes të tyre siç janë reformat fiskale, apo premtimet e shumta që vijnë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Drejtuesit e biznesit të vogël i kanë quajtur premtimet e Ramës, si një nisëm pa sens dhe Ramën një politikan që nuk duhet besuar.
 
“Pa taksa ?! Nëse hiqen taksat, atëherë do na i marrë diku tjetër.  Mungesa e taksave nxit vetëm korrupsion dhe informalitet. Vendi mbahet me taksa...Pastaj nuk besoj se ka njëri që i zë besë atij. Ne e kemi modelin e tij të qeverisjes në 11 vjet. Abuzime, taksa të larta dhe informalitet”, u shpreh një nga tregtarët.   Sipas tyre, premtimet e kreut rama janë demagogjike dhe të pabesueshme nga vetë ai. 
 
 “Kuptohet që çdo njëri kërkon gjithsesi më të mirën e më të mirës së mundshme, fillimi është  i mbarë dhe ne jemi optimist për të ardhmen. Sa i përket premtimit të zotit Rama as ai vetë nuk e beson, thotë nivelin zero, diçka që është drejtpërdrejt një mashtrim. Në asnjë vend të botës, nuk kam dëgjuar për taksa zero...unë nuk e besoj”, u shprehën ato. 
Nga ana e tij, deputeti i PD-së, Gerd Bogdani theksoi, se sot lideri i opozitës shfaqet çuditshëm në premtimet e tij krejt të kundërta me modelin qeverisës që ofroi për 11 vjet në krye të Bashkisë së Tiranës.  
“Kemi dëgjuar deklarata absurde do t’i cilësoja unë të Kryetarit të opozitës z. Edi Rama, për taksë zero të biznesit të vogël. Them absurde në disa plane, në planin ekonomik dhe në planin logjikë. Sepse ekonomia e një shteti nuk mund të funksionojë në qoftë se taksa e biznesit të vogël është zero. E  patë dhe e dëgjuat edhe nga pronarët e bizneseve të vogla të kësaj rruge, të cilët mendojnë të besojnë se pa taksa  shkatërrohet komplet sistemi ekonomik dhe i hapë rrugë abuzimeve, e dyta është absurde në sensin politikë. Sepse taksat e biznesit të vogël janë taksa që nuk vendosën nga qeveria qendrore, por nga pushteti lokal. Z. Rama ka qenë për 11 vjet kryetarë i Bashkisë së Tiranës dhe ka pasë mundësinë ta ulte barrën për biznesin e vogël, ose ka mundësitë ta bëjë me bashkitë që janë nën qeverisjen e majtë, por nuk e bën një gjë të tillë. Sepse i ka thjeshtë shashka politike elektorale. Përkundrazi, kur zoti Rama ka qenë kryetarë Bashkie, ka qenë një nga barrat më të rënda të biznesit të vogël. Zoti Rama duhet të zbres me këmbë në tokë dhe të shohë realitetin shqiptarë dhe jo nga optika e tij.”-tha Bogdani. 
 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›