Situata energjetike asnje ndikim tek konsumatori

Sektori energjetik është përfshirë prej disa kohësh nga probleme, te cilat e ka zanafillën tek menaxhimi i kompanisë CEZ Shpërndarje. Në mënyrë të përsëritur autoritete qeveritare kanë garantuar se situata është nën monitorim dhe nën kontroll të plotë.
Por kjo situatë ka shërbyer, që që përfaqësues stë opozitës të deklarohen kundër qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë, për mbarëvajtjen e procesit të privatizimit. Së fundmi deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, deklaroi se ERE ka përkrahur CEZ, i cili veç ka shtuar humbjet si dhe çmimet në faturat e konsumatorëve.
Kundrejt pretendimeve të opozitës, kreu i Entti Rregulator të Energjisë , ka deklaruar se humbjet e energjisë dhe niveli i tyre, nuk kanë ndikim në faturën e energjisë. Sipas tij, tarifat e për konsumatorët janë targetuar me ligj dhe janë të mbikëqyrur nga ekspertë ndërkombëtar.
Në kushte të tilla po konsiderohet mundësia e largimit të kompanisë CEZ nga vendi ynë dhe kalimi i sistemit të shpërndarjes nën zotërim tjetër privat apo edhe publik.