E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan masakron ish-gruan per xhelozi

Nuk është mjaftuar duke e rrahur gjatë orëve të natës dhe në mëngjes e godet disa herë me thikë. Një burrë në Elbasan masakroi ish gruan e tij për arsye ende të paqarta, por që dyshohet se shkak kryesor ka qënë xhelozia. Policia lokale njofton që ngjarja ka ndodhur në Lagjen “Emin Matraxhiu” dhe viktima është nëna e dy fëmijëve 43 vjeçarja Virgjenushe Hasani, kurse autori i dyshuar burri i saj, Agron Hasani 62 vjeç.
Ishin fqinjët ata të cilët njoftuan policinë dhe dërguan gruan në spitalin rajonal, por pas pak kohe ajo ka humbur jetën si pasojë e humbjes së gjakut.
Policia arrestoi autorin e dyshuar, i cili pas krimit kishte tentuar të largohet dhe ishte fshehur vetëm pak larg banesës së tij. Ekspertët po hetojnë ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›