Sistemi shëndetësor, Vasili: Në krizë etike

Sistemi shëndetësor shqipëtar është përballur me një krizë etike, e cila ka kushtëzuar edhe dhënien e ndihmës mjekësore te të sëmurët. Ky prononcim i fortë u bë nga ministri i Shëndetësisë, Petri Vasili, i cili theksoi se mbetet akoma një sfidë e madhe, rindërtimi i një mardhënie të shëndoshë midis mjekëve dhe pacientëve.
Këto deklarata Ministri Vasili i bëri në konferencën ndërkombëtare "Etika në mjekësi". Në të referuan ekspetë të nivelit të lartë, si shqiptarë ashtu edhe të huaj.
Në këtë konference, e cila është e para e këtij niveli ishin të pranishëm rreth 300 mjekë të të gjitha specialiteteve, si stomatologë, farmacistë, infermierë, laborantë, nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.