E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i kosovarëve, Rexhepi: Revansh absurd i Daçiç

Arrestimin e dy shtetasve kosovarë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, institucionet e Kosovës e kanë lajmëruar edhe në Komisionin Evropian, për të ndikuar te autoritetet e Serbisë, pasi pala kosovare nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë me Serbinë, ka thënë për mediat kosovare ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
 

“Këto arrestime janë të padrejta, sigurisht që është një revanshizhëm i pakuptimtë, nuk e respektojnë sundimin e ligjit si duhet. Por, po e interpretojnë në mënyrën e vet, është e papranueshme, mirëpo këto janë raportet tona”, thotë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›