Serxho Mazreku promovim libri, refleksione nga periudha postkomuniste

Rënia e sistemit komunist në Shqipëri dhe vitet që e pasuan atë vijnë në një libër me refleksione të shkruara nga Serxho Mazreku. Me titullin "Mbi politikën dhe demokracinë", autori ka sjellë ngjarje, situata dhe cështje të cilat kanë marrë vëmendjen maksimale të politikanëve shqiptarë për shumë vite.
Sipas tij 20 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, janë karakterizur nga një dhunë politike. "Mbi politikën dhe demokracinë", është libri i dytë që Serxho Mazreku, sjell për lexuesin shqiptar. Në promovimin e librit, të mbajtur në Ministrinë e Kulturës, ishin të pranishëm, shkrimtarë studiues dhe dashamirës të autorit.