Delijorgji, refuzon gjykimin e shkurtuar
Tirane- Mihal Delijorgji, ish-administratori i fabrikes se demontimit te armeve ne "Gerdec", ka refuzuar dje gjykimin e shkurtuar. Refuzimi eshte bere edhe nga ana e te pandehurit Dritan Minxholli dhe Lavdi Shatro. I vetmi qe ka pranuar gjykimin ashtu sic jane aktet e paraqitura nga Prokuroria e Tiranes, ka qene i pandehuri Agim Lala. Seanca e djeshme gjyqesore, ka vazhduar me kerkesat e kater avokateve mbrojtes. Pas konsultimit me klientet e tyre, avokatet e te pandehurve Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli, te cilet jane duke u gjykuar ne gjendje "arrest me burg", kane refuzuar gjykimin e tyre te shkurtuar. Pas kesaj deklarate, mbrojtesi i ka kerkuar gjykates pavlefshmerine e disa akteve hetimore, si kerkesa per gjykim, akte te vleresimeve te demeve ekonomike dhe financiare, etj. E njejta deklarate eshte bere edhe nga ana e mbrojtesit te Lavdi Shatros. Nderkohe i vetmi qe ka qene dakord per gjykim e tij te shkurtuar, ishte ish-zv/shefi i Shtabit te FA, Agim Lala. Ish-gjenerali Agim Lala, perfshihet ne grupin e ushtarakeve qe gjykohen ne gjendje te lire per akuzen e "shperdorimit te detyres". Seanca gjyqesore eshte shtyre serish dje per arsye te mungeses se nje prej avokateve mbrojtes. Kjo ka bere qe trupu gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit Ritvan Hado, te shtyje seancen per ne daten 14 tetor, ku edhe do te shprehet per kerkesen e paraqitur nga mbrojtesi i Lales. Te pandehurit e dosjes "Gerdeci", akuzohen per ngjarjen e ndodhur me 15 mars te vitit te kaluar, ku si pasoje e shperthimit te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Per kete ngjarje jane duke u gjykuar ne gjendje arresti, ish-drejtori i kompanise shteterore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanise "Alba Demil", Mihal Delijorgji, ish-drejtorin teknik te fabrikes se cmontimit te municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish punonjesi i MEICO-s Sokol Ngjeci, te cilet akuzohen per veprat penale te "vrasjes masive" dhe "shkaterrim te prones". Nderkohe qe ne gjendje te lire nga ana e gjykates jane duke u gjykuar ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha; ish-zevendesi Agim Lala, Shpetim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkelzen Madani, Dashnor Caushi, Zenun Fero, Hysni Cocka, Hilmi Lacaj, Fari Toska, Rezart Tershana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gezim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuci.
R.Caushaj
R.Caushaj