PD: Rama është personalisht në krizë

Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratës së deputetit të PS-së Erion Braçe për situatën ekonomike. Zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp është shprehur se Rama është personalisht në krizë dhe i pashpresë prandaj përpiqet të bindë shqiptarët se vendi po kalon një krizë ekonomike. Sipas saj paralajmërimet e Ramës për krizë ekonomike në Shqipëri koha i provoi tërësisht si mashtrime. "Shqipëria sot është i vetmi vend në Europë me rritje ekonomike rreth 6 për qind dhe me të ardhura buxhetore me një rritje prej 7 përqind" u shpreh Mëhilli duke shtuar se të përpiqesh të ndjellësh çdo ditë krizë kur ajo nuk ekziston dëshmon se sukseset e vendit tend Rama i përjeton si katastrofë personale