KQZ mbyll numerimin per Tiranen Basha me 171 vota te vlefshme plus

KQZ ka përfunduar numërimin e fletëve të votimit të vlefshme për kryetar bashkie, të panumëruara për shkak se ishin hedhur nga votuesit në kuti të ndryshme nga ajo për kryetar bashkie.
Për 5 ditë, në një proces që ka nisur që nga dita e mërkurë KQZ, këtë herë në rolin e një KZAZ-je për Bashkinë e Tiranës ka hapur 125 kuti votimi nga disa KZAZ të Tiranës, të cilat kishin raportuar ne proces-verbalet përkatëse se në kutitë për kryetar minibashkie apo për këshilltarë kishin gjetur fletë votimi për kryetar bashkie.
Pas shqyrtimit dhe numërimit të këtyre fletëve të votimit nga KQZ-ja, rezultoi se në 125 kuti u gjetën 171 vota të vlefshme për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, dhe 83 vota për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.
Duke pasur parasysh diferencën prej 10 votash që Rama kishte ndaj kandidatit Basha në përfundim të numërimit të votave për kryetar bashkie në Tiranë, rezulton se Lulzim Basha është në avantazh ndaj Edi Ramës me 78 vota.
Të hënën, KQZ pritet të shpallë me një vendim rezultatin e zgjedhjeve të 8 Majit për kryetar bashkie në Tiranë.