Ristani per ABC News Vota eshte e barabarte duhej numeruar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur jashtë çdo ndikimi politik.
Kështu është shprehur gjatë një interviste për “ABC News”, kreu i institucionit që administron zgjedhjet në Shqipëri, Arben Ristani.
Duke sqaruar rastin e veprimit të KQZ si një Komision Zonal, ai sqaroi sesi ka precedentë kur KQZ ka ushtruar kompetencat e një KZAZ-je.
“Ka shumë raste të tilla, edhe në vitin 2007, edhe në 2009”, tha ai.
Duke shtuar pra se “nuk diskutohet kompetenca e KQZ për t’u kthyer në KZAZ, pasi kjo është bërë edhe më parë”.
“Vetë ODIHR i kërkoi KQZ-së që të jetë aktiv dhe OSBE/ODIHR nuk e ka vendimin e KQZ-së”, tha më tej kreu i KQZ-së.
Më pas, Ristani, ka bërë thirrje që të ketë një pjekuri politike.
Ndërsa ka bërë me dije, se sot do të publikohet edhe tabela përmbledhëse për Tiranën.
“Vota është e barabartë dhe duhej numëruar”, tha ai.
Numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës, ka rezultuar kandidatin demokrat, Lulzim Basha, me 80 vota plus, kundrejt kandidatit socialist, Edi Rama.