E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vata vjen vonë për mëngjez, Rapolder e çon në tribunë

Edhe një futbollist veteran dhe me përvojë të madhe në futbollin gjerman të Bundesligës 1, si 36-vjecari Fatmir Vata mund të ndëshkohet për një arsye të vecantë, që ka të bëjë në fakt me disiplinën e hekurt dhe rregullat e ashpra dhe strikte që mbizotëron në klubet gjermane të futbollit. Trajneri më i dashur për sulmuesin shqiptar, Uve Rapolder, është njeriu që ka ndëshkuar benianimin e tij dhe sulmuesin më të mirë që ka në dispozicion dhe duke e lenë jashtë grupit pikërisht disa orë para ndeshjes të humbur me St.Paulin (1-0). Arsyeja ka qenë e thjeshtë. Vata shkoi me vonesë ditën e ndeshjes për të ngrenë mëngjes. "Mund të vish njëherë me vonesë, por jo pesë herë" –argumentoi vendimin e tij Rapolderi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›