Konfirmohet largimi nga pista i Kavasakit
Tashmë është zyrtare: Kavasaki largohet nga MotoGp. Zërat që qarkulluan në ditët e fundit të vitit 2008 ishin të vërteta. Prodhuesi japonez bëri publik largimin nga klasi "Mbretëreshë" i garave me motorë. "Prej krizës mendojmë se nevojitet pak kohë për të rimarrë veten, shpjegoi kompania. Pasi rishikuam financat tona vendosëm të mos marrim pjesë në sezonin 2009 të MotoGp". Kavasaki është prodhuesi i radhës nga Japonia që largohet nga garat: më parë u tërhoqën Honda nga Formula 1 dhe Subaru e Suzuki nga rally.