Siti, 43 milionë Interit për Balotelin dhe Burdizon
Klubi nga Mançesteri ka trokitur në dyert e kampionëve të trefishtë të sezonit të kaluar, duke i ofruar një paketë të plotë: 43 milionë euro për të sjellë në “Eastlands” sulmuesin 19-vjeçar, Baloteli, dhe mbrojtësin që aktualisht është huazuar te Roma, Burdizo. Për të parin, vendimtare është zgjedhja për të mbetur zikaltër apo për të ndërruar mjedis.
Kurse për të dytin çështja bëhet disi më e ndërlikuar, pasi vetë mbrojtësi argjentinas kaloi një sezon të shkëlqyer me Romën dhe nuk ka ndërmend të lëvizë nga kryeqyteti italian. Klubi verdhekuq ka ndërmend të blejë kartonin e plotë nga Interi, për ta pasur futbollistin plotësisht në pronësi të vet.